MENU
klinika

Kërkon pavarësi nga dollari amerikan

BE, plan afatgjatë për rritjen e rolit ndërkombëtar të euros

20.01.2021 - 14:24

Komisioni Europian tha se do të kërkojë të rrisë rolin ndërkombëtar të euros dhe të ndërtojë infrastrukturën financiare europiane në mënyrë që BE të bëhet më e pavarur nga qendrat e jashtme financiare dhe dominimi i dollarit amerikan.

Nisma është një njoftim i një drejtimi strategjik afatgjatë sesa një plan veprimi, pas largimit të Britanisë nga BE, i cili mori qendrën më të madhe financiare të Europës, Qytetin e Londrës, jashtë juridiksionit të BE-së.

“Me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, ka një nevojë dhe mundësi të fortë për të zhvilluar infrastrukturat e tregut të brendshëm”, tha Komisioni në një letër drejtuar qeverive të BE, parlamentit të BE dhe Bankës Qendrore Europiane.

BE-ja gjithashtu është ende ‘zgjuar’ nga pasojat në 2018 kur Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosi sanksionet, duke i lënë Europianët të paaftë të vazhdojnë të tregtojnë me Iranin sipas kushteve të marrëveshjes.

Depozituesit e letrave me vlerë të bazuara në BE Clearstream dhe Euroclear u prekën nga vendimi i Iranit dhe sistemi i pagesave dhe mesazheve të bankave SWIFT me bazë në BE u desh të shkëpusë bankat iraniane.

“BE duhet të zhvillojë masa për të mbrojtur operatorët e BE në rast se një vend i tretë detyron infrastrukturat e tregut financiar të bazuar në BE të veprojnë në përputhje me sanksionet e miratuara në mënyrë të njëanshme, ose përmes mjeteve të tjera që ndërhyjnë në operacionet legjitime të BE”, tha Komisioni.

Por krahu ekzekutiv i BE-së nuk ofroi zgjidhje të menjëhershme, duke thënë se vetëm ai së pari do të vlerësonte dobësitë e BE-së dhe pastaj “zhvillonte mjete për t’iu kundërvënë” atyre.

Komisioni tha se për të forcuar efektivitetin e vetë regjimit të sanksioneve të BE-së, ai do të rishikonte mënyrën se si ato anashkaloheshin, përfshirë përmes kriptovalutave dhe monedhave të qëndrueshme, dhe do të bënte propozime në 2022.

Komisioni gjithashtu do të kontaktojë pjesëmarrësit e tregut për të inkurajuar tregtinë e letrave me vlerë të borxhit në euro, mallrave dhe instrumenteve të tjerë, veçanërisht që BE do të lëshojë 750 miliardë euro të borxhit të përbashkët për të financuar rimëkëmbjen e saj pas-pandemike.

BE gjithashtu dëshiron të zhvillojë tregues të energjisë në euro, të rrisë atraktivitetin e bonove të euros përmes një reforme të letrave me vlerë dhe rregullave të tyre “MiFID”. BQE po shikon gjithashtu mundësinë e nisjes së një euro-je dixhitale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN