MENU
klinika

Do të ulen në Tiranë?

BE pro negociatave Turqi-Greqi

11.01.2021 - 17:49

Brukseli ka mirëpritur ftesën e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës, i cili zbuloi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë mes dy kryediplomatëve të Turqisë dhe Greqisë në Tiranë.

“Ne presim që ky zhvillim të nxisë përpjekjet për të zhvilluar një kurs pozitiv” tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.

Ministri i Jashtëm turkÇavusoglu tha sot se Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për të ulur dy palët në dialog.

Në lidhje me këtë reagoi fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë duke thënë se shefi i tij, Dendias nuk kishte një ftesë zyrtare nga Turqia për të negociuar me ta, dhe aq më pak në Tiranë.

Porkreu i qeverisë greke Mitsotakis iu drejtua Turqisë duke theksuar se nuk mund të vijojnë të bëjnë “burrin e mirë duke kërkuar vendosjen e një date për negociatat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN