MENU
klinika

Detajet bëjnë diferencën

Bebe Rexha bën gjestin e embël për fansen!

15.01.2021 - 10:39

Kemi parë shpesh çmenduritë që bëjnë fansat për personat që adhurojnë.

Nga tatuazhimi i portretit të tyre deri teksa udhëtimet në vende të largët për t’i takuar. Ç’nuk kemi dëgjuar! Mirëpo, ka edhe raste kur personazhet publike ia kthejnë me të njëjtën monedhë.

Kemi parë se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka një lidhje shumë të afërt me fansat e saj, me të cilët komunikon shpesh në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo është prekur kur një fanse i ka shkruar në Twitter, duke i treguar se si shtëpia e saj fatkeqësisht është djegur, dhe bashkë me të është djegur edhe disku i këngëve “All of my fault”, një mini-album me disa këngë të famshme të Bebe Rexhës.

E si mund të rrinte duarkryq Bebe përballë kësaj gjëje! Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AUF (All of my fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”.