MENU
klinika

"Çmenduria kolektive"

Befasohet, Gates: Njerëzit, vërtet besojnë se vaksina ka çip?!

27.01.2021 - 15:44

       Pandemia prej një viti më parë, ngjalli miliona teori konspirative dhe me ritëm të shpejtë. Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, shprehet i habitur nga numri i teorive të “çmendura” dhe “djallëzore”, që janë përhapur në mediet sociale rreth tij, gjatë pandemisë, duke shtuar se, do të përpiqet ta zbulojë ç’fshihet pas kësaj./Konica.al

Në intervistën dhënë për prestigjozen”Reuters”, Gates tha se, miliona postimet në rrjet dhe teoritë e çmendura konspirative për të dhe specialistin për çështjet shëndetësore, Anthony Fauci, kanë lulëzuar për shkak të kombinimit të një pandemie të frikshme dhe medieve sociale.

INDIANAPOLIS, UNITED STATES – 2020/04/18: A man holds a placard that says Fauci was wrong during the demonstration.
Protesters gather outside Indiana Governor Eric Holcomb’s mansion in the 4700 block of N. Meridian Street, to protest what they are describing as, “Government Overreach” as businesses, and institutions, continue to be shuttered during the stay-at-home order to combat the spread of COVID-19/Coronavirus in the state. The protest was organized after protesters in Michigan protested earlier in the week. Similar protests have taken place around the United States, as Facebook pages, and websites, have popped up online with similar language promoting the events. (Photo by Jeremy Hogan/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

“Prania e mediave sociale gjatë një pandemie, është një kombinim i paprovuar më parë. Asnjë nuk do ta parashikonte që unë dhe doktor Fauci, do të ishim kaq të spikatur në këto teori djallëzore, që thonë, se kemi krijuar pandeminë, apo po përpiqemi të përfitojmë”, – shprehet Gates.

Gates, miliarderi që u tërhoq nga posti i kreut të kompanisë “Microsoft” në vitin 2014, ka premtuar nëpërmjet fondacionit “Bill dhe Melinda Gates”, së paku 1.75 miliardë dollarë në zgjidhjen botërore ndaj pandemisë. Kjo përfshin mbështetje për disa prodhues të vaksinave, si dhe për trajtime të mundshme.

Me shpalljen e pandemisë një vit më parë, në rrjet kanë shpërthyer miliona teori konspirative, duke nxitur keqinformim mbi koronavirusin, origjinën dhe motivet e atyre të cilët, po e luftojnë.

Në këtë “kategori shpjegimesh” përfshihen pretendimet se, Fauci dhe Gates kanë krijuar pandeminë, për të kontrolluar njerëzit, po përpiqen të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se, do të përdorin vaksinimin për të t’u inkorporuar njerëzve mikroçipe.

“A besojnë me të vërtetë njerëzit, te këto gjëra?”, – pyeti Gates.

Ndërkohë, duhet të edukohemi rreth kësaj çështjeje dhe të kuptojmë sesi kjo krizë e ndryshon sjelljen e njerëzve, apo sesi mund ta kishim parandaluar atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për këtë sezon veror, ndryshe...

5 librat që rekomandon Bill Gates

Studimet nga Harvard e pohojnë!

A janë milionerët vërtet më të lumtur?

Gates: Duhen fabrika prodhimi masiv

“Nuk ka normalitet para vaksinimit”