MENU
klinika

Kupa e Italisë

Berisha nuk bën dot mrekulli, Inter-Juve në gjysmëfinale

27.01.2021 - 22:42

Mësohet cifti i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Juventus ka fituar 4-0 në shtëpi ndaj SPAL dhe tashmë do të përballet me Interin në “San Siro”. Pirlo kurseu Ronaldon sonte, duke parë që përballë ishte një rival modest. Buffon në portë.

Juventus u zhbllokua pas një penalltie të fituar nga Rabiot për ndërhyrje brenda zonës së rreptësisë në 16’. Morata nga pika e bardhë ka mundur Etrit Berishën.

Në 33’ ka ardhur goli i parë me fanellën e Juventusit edhe për mbrojtësin e krahut të majtë, Frabotta, i ardhur nga skuadra U-23 dhe që është preferuar në disa ndeshje nga Andrea Pirlo gjatë këtij sezoni. Futbollisti bardhezi ka goditur fort në hyrje të zonës duke e dërguar topin në cep, ku Berisha nuk e kapte dot.

Në minutën e 79-të Kulusevski shënon edhe golin e tretë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Miqtë ishin të pafuqishëm për të shënuar qoftë një gol nderi. Në limite pati vend edhe për gol të katërt nga Chiesa.