MENU
klinika

Premier League, Java 19

Besojeni apo jo, Leicester merr kreun në Angli!

19.01.2021 - 23:09

Leicester City merr kreun e Premier League. “Dhelprat” fituan në shtëpi 2-0 ndaj Chelsea, ndaj një rivali direct. Një sukses që i ngjit në krye, edhe pse pak kush e beson.

Ndeshja është zhbllokuar pas vetëm 6 minutash. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Ndidi. Mesfushori i Dhelprave ka ndëshkuar Blutë me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës.

Maddison në 41’ dyfishon rezultatin për vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-0. Albrighton pasoi mirë dhe Maddison nuk fali, duke future “Dhelprat” të qetë në dhomat e zhveshjes.

Chelsea u mundua të futej në lojë në 86’ kur shënoi me Werner, i futur në lojë në mesin e pjesës së dytë. Por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vendasit mbrojnë fitoren me “dhunë” në fund, madje mund të kishin shënuar në limite një gol të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN