MENU
klinika

Nga The Guardian

Biden ka vetëm një shans për të ndalur rikthimin e Trump në 2024

23.01.2021 - 10:17

Nëse ky ishte një film horror dhe, këto katër vitet e fundit kanë dhënë një imazh të qartë të asaj që do të vinte  më pas. SHBA është në atë fazë të filmit, ku përbindësi duket se është vrarë dhe heroi qëndron në mes të rrënojave duke ngushëlluar ata që kanë mbijetuar, i qetë i rivendosur në dukje vetëm që audienca të marrë shpresë dhe opztimizëm ndërsa demoni largohet.

Joe Biden është padyshim i zgjedhur mirë pasi figura e tij e qëndrueshme erdhi për të pastruar rrëmujën. Por frika vazhdon se personi që e krijoi gjithë këtë do të kthehet. Donald Trump kërcënoi aq shumë në deklaratën e tij të fundit publike si president, duke shqiptuar fjalët tronditëse: ” Ne do të kthehemi në një mënyrë ose një tjetër”.

Duke qenë se Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë ka ende mbështetjen e republikanëve me ende 82%, ekziston vetëm një mënyrë e sigurt për të siguruar që të mos ndodhë kurrë rikthimi i tij.

Gjashtëdhjetë e shtatë senatorë amerikanë  përfshirë 17 republikanët do të duhet të votojnë për të dënuar Trump në gjyqin e tij të ardhshëm për fajësimin për nxitjen e një kryengritje në Capitol Hill më 6 Janar. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë Demokratët e Senatit mund të votojnë me shumicë të thjeshtë për të ndaluar Trump që të tentojë të zotërojë sërish zyrat publike.

Mbetet një motiv i fortë për ti dhënë fund sagës Trump, veçanërisht duke pasur parasysh aluzionet nga Mitch McConnell, lideri republikan në Senat, se ai mund të votojë për ta hequr partinë e tij njëherë e përgjithmonë nga Trump.

Dhe kjo duke patur parasysh sulmin në Kapitol që shokoi Amerikën dhe botën me pamje dhume dhe egërsie ku për pasojë u shkaktuan edhe disa viktima.

Cilat ishin fjalët e Trump? “Në një mënyrë ose tjetër”. Pra ai mund të rishfaqet me një petk të ri në 2024. Në stilin tradicional të Hollivudit, kjo do të nënkuptojë një vazhdim me protagonist djalin e Trump – apo edhe vajzën – ose mund të nënkuptojë dikë nga jashtë këtij klani të dëshpëruar.

Kjo është, sigurisht, frika më e madhe. Ai populizëm nativist amerikan do të gjejë një lajmëtar të ri, pa defekte personale të Trump, ai që ka cilësinë që i mungonte Trump: vetë-disiplinën për të qenë një autoritar kompetent. Pra, shpesh impulset autokratike të Trump nuk u prishën nga sistemi, por nga paaftësia e tij dhe joefektiviteti i ekipit të tij. Po sikur herën tjetër SHBA – dhe bota – të mos jenë me aq fat?

Për të ndalur këtë kërcënim do të duhet punë më e madhe sesa një votë e thjeshtë në Senat. Dhe kjo do të kërkojë më shumë sesa një kthim të thjeshtë në qetësinë relative të epokës së Obamës. Do të thotë të kthesh ndryshosh tokën në të cilën u rrit Trumpizmi. Kjo është sfida kryesore që tani do të përballet Presidentin Biden.

Një detyrë e parë është të shpërndajë çështjen e legjitimitetit që varet nga presidenca e tij ndër amerikanët që besojnë në gënjeshtrën e madhe të Trump se ai, jo Biden, fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Pas zgjedhjeve të bllokuara të vitit 2000, një e katërta e amerikanëve nuk e pranuan George U Bush si president legjitim, por kjo pikëpyetje u shua në tymin dhe pluhurin e 11 shtatorit. Në mungesë të një sulmi të jashtëm, si mund të bindë Biden të paktën disa nga ata votues të pabindur që ta pranojnë atë si udhëheqësin e vendit?

Për fat të mirë, përgjigja përkon me atë që është problemi më urgjent me të cilin përballet ai dhe SH.B.A. Nëse Biden mund ta bëjë premtimin e tij për të vaksinuar 100 milion Amerikanë në 100 ditë, kjo në vetvete do të jetë transformuese. Jeta e njerëzve do të ketë ndryshuar në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të thellë, pjesërisht falë edhe Biden në krye të vendit.

Në proces, ai do të kishte bërë një rrugë të gjatë për të rivendosur besimin e amerikanëve në aftësinë e qeverisë për të bërë mirë. Kjo është kritike duke pasur parasysh se Trumpizmi ishte parashikuar në një këmbëngulje se qeveria demokratike është gjithmonë e dobët dhe e padobishme, që duhet një njeri i fortë për të bërë gjërat.

Plani i shpëtimit i Biden 1.9 miliard dollarë dhe axhenda e rinovimit ekonomik mund të mos fitojë përsëri të majtët dhe të çrrënjosë Trumpizmin në një goditje – por nuk mund të dëmtojë.

Megjithatë, koha është jashtëzakonisht e shkurtër. Ekziston një cikël kurioz në politikën amerikane. Në 1992, 2008 dhe 2020, presidentët Demokratë u zgjodhën së bashku me shumicat Demokratike në Dhomën dhe Senatin, duke u dhënë atyre forcë për të zbatuar programet e tyre. Por, për Bill Clinton dhe Barack Obama përmbysjet  erdhën brenda dy vjetësh, duke i privuar ata nga një ose të dy dhomat e Kongresit pas kësaj.

Me fjalë të tjera, gjatë një periudhe 12 ose 16-vjeçare demokratët zakonisht marrin dy vjet për të kryer gjërat.

Presidenti i ri nuk mund ta lejojë veten të zhytet në vonesë, i tronditur nga truket e njohura të McConnell në Senat.

Sistemi që i jep një veto de facto një pakice rurale, pakicë republikane, fuqi mbi vetveten mbi pjesën tjetër të vendit – dhe vini re se 50 senatorët e Demokratëve përfaqësojnë një total prej 41 milion votues më shumë se 50 Republikanët – vetë duhet të ndryshojë.

Lista e dëshirave është e gjatë, që nga trajtimi i shtypjes së votuesve te reforma e financimit të fushatës dhe heqja e një rregulli që kërkon 60 vota për të marrë diçka përmes një organi prej 100 anëtarësh.

Trajtimi i gjithçkaje që do të shkojë kundër instinkteve të Joe Biden. Ai është një krijesë e Senatit, besnik ndaj traditave të tij.

Por siç shprehet Ezra Klein, për një kohë të gjatë demokratët “kanë preferuar paqen e rremë të dekorit para përparimit të vërtetë të demokracisë”. Historia sugjeron që Biden do të marrë vetëm një shans dhe ai nuk duhet ta flakë atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet të anulojë shumë nga politikat e Trump

A do e rikthejë Biden ‘shkëlqimin’ e Amerikës?