MENU
klinika

Korçë

Bie nga çatia e banesës, ndërron jetë 49-vjeçari

02.01.2021 - 10:27

Një lajm i hidhur vjen nga Korca, ku mësohet se ka ndërruar jetë profesori i filozofisë në Universitetin e Korçës Dion Tushi në moshën 49- vjeçare.

Bëhet me dije se Tushi ka ndërruar jetë papritur ditën e djeshme në mënyrë aksidentale.

Mësohet se Tushe ka rënë nga çatisë në banesën e tij dhe ka marrë plagë të rënda, të cilave nuk arriti t’i mbijetonte.

Dion Tushe jepte lëndën e filozofisë në Universitetin e Korçës, e ndërkaq ushtronte edhe detyrën e drejtorit në shkollëm e mesme ‘Omyros’.