MENU
klinika

NBA

Bien Lakers, Nets fitojnë ngushtë me Bucks

19.01.2021 - 11:44

Golden State rikthen me këmbë në tokë kampionët e Los Angeles Lakers. Të udhëhequr nga Stephen Curry, Warriors mposhtën pas 5 takimesh Lakersat, me rezultatin e ngushtë 116-113.

Sfida ishte tepër e luftuar nga të dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në fund. Ndalesa e katërt për Lakers në 15 takime, që tashmë rrezikon rreshkitjen në tabelën e Konferencës së Perëndimit.

Vijon ecuria e fitoreve për Brooklyn Nets. Të udhëhequr nga dyshja Durant-Harden, Nets mposhtën 125-123 Milwaukee Bucks dhe ngjiten në vendin e 5-të të Konferencës së Lindjes.

Te fitorja u rikthye edhe Miami Heat, teksa likuidoi 113-107 Detroit. Chicago Bulls regjistroi fitoren e dytë radhazi në Lindje, ku këtë herë ata që e pësojnë janë Houston Rockets 125-120. Për Bulls shkëlqeu LaVine me 33 pikë, 4 rebaund dhe 7 asiste. Toronto Raptors shënoi edhe fitoren më të thellë në Lindje, pasi triumfoi 116-93 përballë Dallas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN