MENU
klinika

Brukseli “çon” vaksina në Ballkan

Borrel: Vendet anëtare do të japin një pjesë nga dozat e tyre

25.01.2021 - 19:22

Pas kritikave se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor në mëshirë të fatit për sigurimin e vaksinave, kjo cështje ka fituar prioritet në mbledhjen e parë për këtë vit , të këshillit për punët e jashtme.

Përfaqësuesi i lartë, Josef Borrel bëri të ditur se zgjidhja më e mirë deri më tani është që shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treta, derisa të funksionojnë marrëveshjet e tjera.

“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.

Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit”, tha Borrel!

Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

Ndërkohë, kompania amerikane Moderna, e cila do të dhurojë vaksina për platformën COVAX, ka garantuar se produkti është efektiv kundrejt varianteve të reja që janë identifikuar në Afrikë dhe Britaninë e Madhe.

Nderkohe, Gjermania ka shpallur zona me rrezik të lartë infektimi më shumë se 20 vende, mes tyre edhe Shqipërinëe. Rrjedhimisht ndalohen udhëtimet jothelbësore dhe do të kërkohet testimi e karantinimi për rastet e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN