MENU
klinika

Kriza ekonomike

Borxhet, a është ky fundi i Barcelonës?

25.01.2021 - 22:06

Ekipi i Barcelonës është rehabilituar disi me rezultatet, por nga ana ekonomike thellohen borxhet. Klubi po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar.

Borxhet totale të Futbol Club Barcelona tejkalojnë 1 miliard euro (1,173). Nga këto, 730 janë “afatshkurtra”, ndërsa 443 mln euro të mbetura janë “afatgjata”. Kompania mbylli sezonin e kaluar me një borxh neto prej 488.4 milionë euro.

Janë 196 milionë për t’u paguar klubeve të tjera për blerjet e kaluara. Me pak fjalë, një situatë vërtet e komplikuar, jo vetëm për sa i përket rezultateve sportive. Me ikjen e mundshme të Messit në verë, të gjithë ngrenë pyetjen: A është ky fundi i Barcelonës?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN