08.01.2021 - 15:51
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër 4 partive politike lidhur me paraqitjen e propozimeve për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.
Sipas kërkesës, PS do të propozojë dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër cift dhe sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ- të e renditura me numër tek.
PD do të propozojë: dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek dhe sekretarin e KZAZ-së në KZAZ-të e renditura me numër cift.
LSI do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ
PSD do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ