MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është riniti alergjik?

16.01.2021 - 10:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është riniti alergjik?

Mjeku: Riniti alergjik është një inflamacion i mukozëes së hundës që ndodh kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të tepruar ndaj disa alergenëve si polena, myku dhe parazitëve të pluhurit.

Kjo është alergjia më e zakonshme në botë duke prekur mosha të ndryshme por më e shpeshtë ështe tek ata mes 20-40 vjeç.

Mes shenjave dhe simptomave karateristike është hundë me sekrecione, tështima dhe skuqje, lot dhe sy të fryrë.

Simptomat shfaqen vetëm disa minuta nga ekspozimi ndaj alergjenit dhe ndikon në gjumë, aftësinë e punës dhe aftësinë e përqëndrimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.