MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë shkakton mungesa e jodit në trup?

13.01.2021 - 10:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë shkakton mungesa e jodit në trup?

Mjeku: Nëse vuani nga mungesa e jodit në trup mund t’ju rendisim një listë të gjatë me sëmundje dhe simptoma që mund të përjetoni. Disa prej këtyre pasojave mund të jenë edhe shumë të rrezikshme për trupin e njeriut. Këtu përfshihen problemet me rrahjet e rregulta të zemrës, problemet me memorien apo me tiroidet. Nivelet e ulta të jodit përveç prolemeve me tiroidet dhe sëmundjet që lidhen me të, mund të ndikojnë edhe pajmen tuaj të jashtëme. Një nga simptomat mun dtë jetë rënia e flokëve, lëkura e thatë, shtimi në peshë dhe probleme me shtatzanitë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.