MENU
klinika

COVID-19

Çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni, para dhe pas vaksinimit

27.01.2021 - 10:50

Pas lajmeve të ndryshme bëhemi konfuz në lidhje me efektet anësore të vaksinës.

Këtu janë disa veprime që ekspertët sugjerojnë të bëni ose t’i shmangni para dhe pas vaksinimit.

Mos lejoni që dezinformimi ndaj vaksinave të ndryshojë gjykimin tuaj mbi to.

Mediat sociale janë të mbushura me dezinformata për Covid-19 dhe vaksinat që janë në dispozicion për ta parandaluar atë.

Vaksinohuni edhe nëse e keni kaluar Covid-19

Ri-infektimi me Covid-19 është përfundimisht i mundur, kështu që të gjithë duhet të bëjnë një vaksinim të koronavirusit, përfshirë ata që kanë pasur tashmë sëmundjen.

Mos u vaksinoni nëse jeni të infektuar me Covid ose nëse keni qenë në kontakt me një të infektuar.

Vaksinohuni edhe nëse i keni disa nga simptomat e Covid disa muaj më vonë.

Mos merrni një lloj tjetër vaksine brenda 14 ditëve nga doza e parë.

Duhet t’i lajmëroni punjonjësit e stafit të vaksinimit nëse jeni alergjik.
 
Pas vaksinimit nuk duhet të largoheni për 15-30 minuta.

Vendoseni maskën edhe pas vaksinimit.