MENU
klinika

Premier League, Java 18

Chelsea rikthehet te suksesi pas 3 ndeshjeve

16.01.2021 - 20:29

Chelsea lë pas periudhën negative të rezultateve, duke marrë një fitore të ngushtë 1-0 në transfertë ndaj Fulham. Një sukses me shumë vlerë, teksa ngjit Blutë e Londrës në vendin e shtatë, por vetëm 7 pikë larg kreut.

Chelsea ka arritur të zhbllokojë rezultatin ndaj Fulhamit në minutën e 78′. Ishte Mount që dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtje të fortë në zonë. Sfera ngeci te këmbët e tij dhe talenti nuk u mundua dhe shkundi rrjetën për 0-1. Fulham luajti me një lojtar më pak prej minutës së 44′.

Një sukses që “shpëton” edhe trajnerin Lampard, i cili ishte vënë në dyshim pas rezultateve të fundit. Chelsea futet në garë për vendet e para, ndërsa Fulham mbetet në zonën e ftohtë, duke regjistruar 5 barazime radhazi dhe një humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN