MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Cikalleshi rikthehet me gol në Turqi

16.01.2021 - 14:07

Fundjavë pozitive për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa ka shënuar për Konyaspor ndaj ish-skuadrës së Goztepe, në kampionat.

Pas një krosimi perfekt të Zymer Bytyqit nga goditja e këndit, Cikalleshi kërcen bukur me kokë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës, për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Gjithsesi, ky gol pati vlerë vetëm në aspektin personal, pasi skuadra e Cikalleshit humbi 2-3. Cikalleshi rikthehet kështu te goli në kampionat, i cili mungonte prej një kohe të gjatë, edhe për shkak të  dëmtimeve të pësuar nga lojtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN