MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Cilat janë ekzaminimet e nevojshme për çdo etapë të shtatzënisë?

23.01.2021 - 10:58

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë ekzaminimet e nevojshme për çdo etapë të shtatzënisë?

Mjeku: Deri në javën e 13 të shtatzënisë duhet të keni bërë:

Ekografi
Ekzaminimet e gjakut:
 Analiza e thjeshtë e gjakut
 sideremia
 ferritina
 grupi i gjakut dhe rezusi
 glicemia
 azotemia
 kreatinemia
 uricemia
 provat e heparit
 TORCH
 HBSAG
 HCV
 HIV
 sifilizi
 sekrecionet vaginale
 urinë komplet

BI-Testi, N.T, vizitë te stomatologu (java 11-12)

Në javën e 15 duhet:
 AFP
 Triple test

Në javën e 17 duhet:
 Analiza e urinës
 urokultura
 sekrecionet vaginale

Në javën e 22 duhet:
 Ekografia
 Analiza e thjeshtë e gjakut
 glicemia
 testi për toksoplazmozen

Në javën e 26 duhet:
 Analiza e urinës
 glicemia

Në javën e 30 duhet:
 Ekografia
 Analiza e thjeshtë e gjakut
 azotemia,
 kreatinia,
 elektroforeza e proteinave,
 analiza e urinës glicemia

Në javën e 36 duhet:
 Ekografia
 Testet e koagulimit të gjakut
 analiza e thjeshtë e gjakut
 ferritina
 sideremia
 analiza e urinës
 sekrecionet vaginale
 kultura e sekrecioneve
 analizat biokimike

Deri në terme
 Analiza e thjeshtë e gjakut
 azotemia
 glicemia
 kreatinina
 kolinesteraza
 testi për toksoplazmozën
 elektrolitet
 analiza e urinës
 E.C.G.
 vizitë tek kardiologu

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN