MENU
klinika

Premier League, Java 18

City fantastik, kap vendin e dytë

17.01.2021 - 22:11

Manchester City mori fitoren e pestë radhazi në Premier League dhe tashmë ndodhet vetëm 2 pikë larg kreut në vendin e dytë, por ka edhe një ndeshje më pak. Sitizens fituan 4-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në çdo aspekt në këtë sfidë, duke mos e vënë në diskutim në asnjë moment suksesin. Në pjesën e parë shënoi Stones, i shërbyer nga De Bruyne, ndërsa me fillimin e së dytës Crystal Palace u dorëzua pa kushte, pasi shënuan me radhë Gundogan, sërish Stones dhe në fundin e sfidës Sterling.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN