MENU
klinika

FA Cup

City kualifikohet në fund, eliminohet Arsenal

23.01.2021 - 20:45

Manchester City ka shmangur turpin në Kupën e Anglisë. Cheltenham, skuadër e kategorisë së katërt e futbollit anglez, ka vënë në vështirësi Manchester City-n për 81 minuta në 1/16-at.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 59-të me May, i cili ka përtuar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe ka shënuar me lehtësi. Reagimi i Qytetarëve ka ardhur 9 minuta para fundit, me Foden që ka barazuar rezultatin në minutën e 81-të.

Tri minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë i ekipit të Guardiola-s, që është shënuar nga Gabriel Jesus. Torres ka fiksuar shifrat në 3-1 me golin e shënuar në minutën e 94-t.

Ndërsa Arsenal eliminohet. “Topçinjtë” e Londrës skualifikohen me anë të autogolit të mbrojtësit brazilian Gabriel në minutën e 24′. Vlen të theksohet se Arsenal merr humbjen e parë këtë vit kalendarik 2021, ku disfata e fundit datonte më 22 dhjetor në Kupën e Ligës.