31.01.2021 - 10:40
NASA ka bërë të ditur që roboti i dërguar për ekspeditë në Mars ka gjetur prova të mëtejme për ekzistencën e molekulave organike në Planetin e Kuq.
Ky, në fakt, është konsideruar si njëri nga zbulimet më të rëndësishme në Mars, që prej kohës kur “Curiosity” ishte dërguar me qëllimin e vetëm të vërtetimit të faktit nëse në të kaluarën, ose edhe sot, ka pasur kushte për jetë në Mars.
Deri më tani është bërë e ditur që në sipërfaqen e planetit janë gjetur shenja të ekzistencës së klorit, ndërsa, në atmosferë janë gjetur prova të ekzistencës së metanit.
Tani, ekipi i “Curiosity” pretendon se kanë gjetur prova për ta vërtetuar teorinë e ekzistencës së acideve yndyrore në Planetin Mars.