15.01.2021 - 09:38
Qyteti liqenor i Pogradecit sot është zgjuar i mbuluar nga dëbora.
Ulja e temperaturave ka bërë që gjatë natës të bien reshje dëbore, duke zbardhur qytetin juglindor.
Por, prveç bukurive që të fal bardhësia e dëborës, ka edhe problematika.
Kështu rrugët brenda qytetit kanë ngrirë, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë.
Prej dy ditësh në gjithë Shqipërinë ka pasur ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në zonat e thella të ketë edhe reshje bore.