04.01.2021 - 09:30
Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafen e Qarrit në juglindje të vendit. Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës varion në 15-20 cm.
Autoritetet lokale thonë se rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve me dy borëpastruese në Dardhë, një ne Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.
Reshjet e borës në Dardhe vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët.