18.01.2021 - 10:46
Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë bërë që gjatë natës të bjerë dëborë edhe në Krujë.
Raportohet se sasia e borës që ka rënë s’ka qenë aq e madhe, por se kaq ka mjaftuar që qyteti të mbulohet me petkun e bardhë.
Në qytet, temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ndërsa aktualisht vlerësohet se është në vlerën minus 2 gradë celcius.
Në disa rrugë ka prezencë akulli, e cila vështirëson qarkullimin. Ende nuk është hedhur kripë nëpër rrugë nga ana e bashkisë, kurse rrugët janë të kalueshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shqipëria përfshihet nga acari