MENU
klinika

Disa rrugë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Dëborë dhe ngrica, si paraqitet situata në Korçë

27.01.2021 - 09:50

Edhe gjatë natës së kaluar në Korçë kanë vijuar reshjet masive të dëborës.

Trashësia e dëborës varion nga 5 në 10 centimetra.

Njoftimi i plotë:
Ne Qarkun Korce gjate nates ka patur reshje debore, ku trashesia e saj varion nga 5 deri ne 10 cm
Aktualisht rreshjet jane nderprere.
Kalueshmeria e akseve rrugore nacionale kryhet normalisht, me perjashtim te rruges se Dardhes ku nga km 5 deri ne km13, kalimi i mjeteve te vogla, ne oret e para te mengjesit rekumandohet me zinxhir, ose goma dimerore.

Nga informacionet e dhena nga OSHEE, pa energje elektrike jane disa fshatra te NjA moglice qe furnizohen nga linja e Lekasit.

Ne fushen e Maliqit deri tani nuk jane krijuar probleme.
Prurjet e ujit ne lumin e devollit jane ne renie.
Ne Lumin e Dunavecit, dje nga prurjet e shumta te ujit ,u shkaktua nje gryerje e nje pjese te argjinatures, e cila rrezikonte prishjen e nje pusete te Ujsjellsit te ujit te pishem qe furnizon qytetin e Korces.
Ne nje kohe shume te shkurter,u realizua nderhyrja nga DRUK Korce, nga Bashkia Korce, u krye mbushja e argjinatures me gure dhe materiale te tjera inerte.
Rruga,Vithkuq-Shtylle me zinxhirë. Fshati Panarit vazhdon i izoluar.

 

(BalkanWeb)