MENU
klinika

Serie A, Java 18

Dopietë e Ibras, Milan mban kreun në Sardegna

18.01.2021 - 22:46

Milan arrin të mbajë kreun edhe në transfertën e Sardegna-s ndaj Cagliarit, duke fituar 0-2. Kuqezinjtë tashmë janë 3 pikë para Inter të vendit të dytë. Vendimtar Ibrahimovic me dy golat e tij.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 6′, pasi fitoi një penallti. Suedezi nuk gaboi nga pika e bardhë duke mposhtur portierin kundërshtar. Kryesuesit e kampionatit italian e mbyllën pjesën e parë me rezultati 1-0.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës. Ibra dyshoi shifrat në minutën e 52′. Ai mori një top të gjatë dhe me një gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtar për 0-2. Goli u anulua, por u la në fuqi me ndërhyrjen e VAR-it.

Kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 74′ kur Saelemaekers mori dy kartonë të verdhë në pak minuta. Ekipi i Piolit shfaqi vetëbesim dhe me një Donnarumma në formë mbajti portën e paprekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN