MENU
klinika

La Liga, java 19

Dopietë e Benzema, Real triumfon me “poker”

23.01.2021 - 22:54

Real Madrid është rehabilituar menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, duke fituar 4-1 në fushën e Alaves në javën e 19-të të La Liga-s. Një sukses që “shpëton” edhe Zidane, i cili mungoi sonte si pasojë e infektimit me Covid-19.

Casemiro ka gjetur rrjetën me një goditje me kokë në minutën e 15′. Kroos krosoi mjaft mirë në zonë dhe braziliani fitoi duelin me mbrojtësit duke shkundur rrjetën.

Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë 0-3 në favorin e vet. Ekipi madrilen shënoi dy gola të tjerë bukur, fillimisht me Benzema që u shërbye si duhet nga Hazard. Pasta ishte radha e Hazard. Kroos rikuperoi një top dhe dhuroi një asist fantastik me të majtën.

Në 59’ Joselu për vendasit ngushtoi në 1-3. Por Real Madrid gjeti golin e 1-4 në 70’. Ishte Karim Benzema që dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë. Francezi ndërmori një aksion fantastik dhe e pushoi në rrjetë mjaft bukur. Përfundoi 1-4 dhe Real që afrohet me kreun.