MENU
klinika

Thirrja që u bëri shqiptarëve!

Dua Lipa angazhohet në zgjedhjet e Kosovës

20.01.2021 - 10:55

Dua Lipa ka treguar se ka qenë gjithnjë shumë e dhënë pas çështjeve aktuale që ndodhin në botë, madje edhe në politikë. Ajo u përfshi shumë në zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në SHBA, duke shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden, i cili konkurronte përballë Donald Trump.

Madje, asokohe këngëtarja i është drejtuar me një mesazh gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ka treguar arsyen kryesore përse ata duhet të votojnë Biden.

Megjithatë, e ka treguar gjithnjë sa e lidhur është me vendin e saj, e sigurisht s’mund të rrinte në heshtje për zgjedhjet që do mbahen në Kosovë më 16 shkurt. Dua u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë të votojnë, duke iu rikujtuar se sa e rëndësishme është vota e tyre.

Ihste babai i saj, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer detyrën e tij qytetare me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të votojnë. Postimin e tij e ka rishpërndarë në Instastory edhe Dua, e cila i është bashkuar thirrjes për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës së tyre.

Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh!”-shkruhet në postimin e shpërndarë prej saj.

Kujtojmë se familja e këngëtares u shpërngulu në Mbretërinë e Bashkuar para se Dua të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite në Kosovë. Më pas Dua u rikthye e vetme në Londër  për të arritur sot majat e suksesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN