MENU
klinika

Kështu niset viti...

Dua Lipa lë pas Ariana Granden, Taylor Swift e shumë të tjerë!

13.01.2021 - 10:51

Dua Lipën,  është një nga shqiptaret më të suksesshme në botë dhe 2020 ka shënjuar karrierën e saj.

E konsideroi si një nga momentet më të vështira publikimin e albumit ‘Future Nostalgia’, po me siguri Dua Lipa nuk është më e këtij mendimi tani dhe nuk duhet të pendohet. Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Së fundmi, me anë të postimit në Instastory, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi albumin “Future Nostalgia”, të dytin si më të mirin në botë.

Vendin e parë e mban albumi i Bad Bunny, kurse Dua ka lënë pas Ariana Granden, Pop Smoke, Taylor Swift, e shumë emra të tjerë.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

 

Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021. Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.