MENU
klinika

Edhe pse tingëllon çuditshëm...

Dy stinët kur fëmija zhvillohet më shumë!

16.01.2021 - 10:40

Tingëllon çuditshëm, por mesa duket edhe stinët ndikojnë në rritjen e fëmijëve. Bëhet fjalë për dy stinët që i duan të gjithë.

Në stinën e verës dhe pranverës, fëmija rritet dukshëm më shumë se në vjeshtë apo dimër.

Gjithashtu, fëmijët prodhojnë më shumë hormone të rritjes gjatë orëve të para të gjumit se sa gjatë ditës.

Prandaj, është e rëndësishme që fëmijët të flenë mirë.

Një tjetër ndikim në rritjen e fëmijës është edhe ndryshimi i tyre në fillimet e adoleshencës si për vajzat edhe për djemtë.

Vajzat hovin e rritjes e kanë mes moshave 9-13 vjeç, ndërsa djemtë 13-15 vjeç.

Është e rëndësishme që në këtë kohë fëmija të jetë duke plotësuar mirë oraret e gjumit.