MENU
klinika

E thotë presidenti i klubit

E pabesueshme, Sadiku kalon në Amerikën Latine

23.01.2021 - 23:44

Për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar i Kombëtares shqiptare do të luajë në Amerikën Latine. Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, do të transferohet në Bolivinë e largët.

Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut. Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marcelo Claure në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur akordin me Sadikun:

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlqyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN