MENU
klinika

Kategoria Superiore

Ekipet dhe lojtarët që bëjnë më shumë driblime

13.01.2021 - 13:09

Një nga karakteristikat e lojës së skuadrave dhe lojtarëve më të rëndësishëm në futboll është të fitojnë duelet në fushë. Por ka trajnerë që i nxisin lojtarët e tyre të kërkojnë duelet dhe të tjerë që e kërkojnë më pak.

Ka lojtarë që janë të mirë në duelet një për një, të cilët dinë të bëjnë diferencën në fushë, dhe të tjerë që nuk janë. Duke parë statistikat e Kategorisë Superiore, mund të vihen re disa karakteristika të veçanta nga ana e ekipeve shqiptare.

Nga kjo renditje e veçantë, në të cilën merren parasysh driblimet përgjatë 90 minutave dhe përqindjet e suksesit të driblimeve, mund të shihet se si Vllaznia, që kryeson kampionatin, është skuadra që kërkon më pak driblime, por që ka një përqindje shumë të lartë të driblimeve të fituara.

Vlen për t’u theksuar fakti se, në përgjithësi, ekipet që kërkojnë më pak driblime janë gjithashtu ato që fitojnë më shumë të tilla në përqindje. Kukësi e përmbys këtë trend duke qenë skuadra që kërkon më shumë duele dhe ajo me përqindjen më të lartë të suksesit në driblime gjatë këtij kampionati.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve në veçanti, duke marrë parasysh vetëm lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50% të minutave në këtë kampionat, ne mund të nxjerrim këtë renditje.

Ashtu si edhe në renditjen ekipore, lojtarët që kërkojnë më shumë driblime gjatë 90 minutave të ndeshjes mund të mos jenë më të mirët në fitimin e dueleve. Kjo do të thotë se ka lojtarë që shpesh kërkojnë driblimin nga forca e zakonit, ndërsa të tjerët shpesh e kërkojnë sepse janë të ndërgjegjshëm se mund të fitojnë duele.

Gjithashtu, është interesant fakti se si driblimet mund të ndikojë tek lojtarët me karakteristika sulmuese, veçanërisht sulmuesit ose mesfushorët e krahut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vëmendja te stadiumi dhe 90-vjetori i FSHF

Shqipëria e futbollit në botimin evropian