MENU
klinika

“Nuk ia dolëm”

Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin me ish-partnerin

23.01.2021 - 11:02

Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur si rrallëherë për jetën e saj private teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria live”.

Aktorja ka prekur temën e divorcit nga ish-partnerin, rrugët e të cilëve u ndanë kur vajza e tyre Sara ishte në klasën e parë.

Megjithëse u përpoqën që martesa e tyre të funksiononte, Ema tregon se ata nuk ia dolën dot.

“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.”- është shprehur ajo.

Aktorja tregoi se ajo për të cilën i vjen më shumë keq është fakti që atë periudhë s’ka mundur ta mbajë dot mërzinë vetëm për vete, por ia ka transmetuar edhe Sarës.

“E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar.

Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë. “- ka treguar Ema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Je me COVID, po sjellim ambulancën"

E telefonuan me numër privat, revoltohet Ema Andrea