Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka lëshuar 23 urdhër arreste për kultivim droge në Skrapar, mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.
Kështu në njoftimin zyrtar SPAK thotë se janë dokumentuar verpime të kundraligjëshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.
“Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftim.
Personat akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”,
Janë sekuestruar 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa” dhe 176 kg droge
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.
Kush janë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28, 283/1 e 28, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/2, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal” , të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën heëtim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Hetimet lidhur me procedimin penal nr.178 i vitit 2020 vazhdojnë.