MENU
klinika

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

24.01.2021 - 12:47

Gazetari Eno Popi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 së fundmi dhe i është dashur të karantinohet në shtëpi.  Sipas Top Albania Radio, ai e ka marrë përgjigjen e tamponit ditën e djeshme, teksa bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Po ashtu, raportohet se moderatori do e vijojë pa pushim emisionin e tij në radio “nga kushtet e shtëpisë”, teksa ka thënë gjatë këtyre ditëve do të mbajë edhe një ditar karantine.

Kujtojmë se një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani i Top Channel këtë sezoni televiziv ishte ajo e Enos, të cilin ishim mësuar ta shihnim çdo pasdite në ekran. Vendin e “Dilema-Deal or no deal” e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit.

Eno vendosi t’i përkushtohej totalisht radios me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”. Një program tepër i veçantë dhe i paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.

Mes intervistave dhe monologjeve, Eno përplasë ide dhe opinione, shpërfaqë të vërteta e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqëron dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese. Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” ka misionin të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, pandemive globale, rrënimit të demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN