MENU
klinika

Zhvillimi i tregut të gazit natyror

ERE miraton Kodin e Matjes, rregullat për regjistrimin e gazit

23.01.2021 - 13:06

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar “Kodit të Matjes së Gazit Natyror”, që është një prej dokumenteve më të rëndësishëm që do të rregullojë tregun e gazit në vend. “Kodi” është tërësia e normave minimale të detyrueshme për matjen dhe regjistrimin e gazit natyror. Ndërkohë që, përcakton kërkesat teknike të ndërtimit dhe shfrytëzimit të sistemit të matjes të gazit natyror, që do të jetë i përshtatshëm për matje, për mbledhjen e të dhënave, regjistrimin e tyre dhe zbatimin e procedurave përkatëse sipas rregullave të tregut dhe Marrëveshjeve midis Palëve.

Tashmë dokumenti është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që miratimi i tij vjen në një kohë kur vendi ynë po ndërmerr një sërë projektesh për shfrytëzimin e Gazsjellësit Trans Adriatik, me qëllim përdorimin e gazit në funksion të industrisë dhe klientëve fundorë. Kjo edhe për faktin, se TAP ka nisur operimit tregtar, duke transportuar gazin nga Azerbajxhani drejt tregjeve të Evropës. Paralelisht me Kodin e Matjes, tashmë ERE ka miratuar dhe Kodin e Rrjetit të Transmetimit të Gazit, që përcakton rregulla dhe procedura të sakta e transparente për tregtarët apo furnizuesit, që duan të rezervojnë dhe përdorin produktet e kapacitetit.

Më konkretisht, Kodi i Transmetimit, rregullon aksesin e palëve të treta në sistem, menaxhon alokimin e kapaciteteve kundrejt përdoruesve, përcakton strukturat tarifore, etj. Përpara miratimit, drafti i Kodit të Matjes,  kaloi në një process konsultimi me të licencuarit në sektorin e gazit natyror si dhe gjithë palët e interesit./Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga Financial Times/ Ka vendosur vetëm 10% të kapacitetit të tij gjatë pandemisë

FMN nuk funksionon më si rrjeti i sigurisë në botë

Nga Bloomberg/ Ndërkohë, çfarë po bën pjesa tjetër e botës?

Paketa 1.9 trilion e Biden duhet të presë…

Nga Bloomberg/ Nga Brazili në Truqi, një problem që zgjasë përtej pandemisë

Vendet ku çmimet po shqetësojnë njerëzit

Rajonet më të goditura nga pandemia

Pabarazia varfëron qytetet e mëdha