MENU
klinika

Vaksina anti-COVID/ BE akuza kompanisë ‘Astrazeneca’

“Evropa po trajtohet si kliente e klasit të dytë!”

26.01.2021 - 18:37

Në betejën kundër pandemisë së koronavirusit, vaksina është mënyra më e sigurt dhe e shpejtë që njerëzimi t’i kthehet normalitetit. Por furnizimi në kohë me doza për qytetarët e Bashkimit Evropian po provon se ky është një bast më i vështirë për t’u fituar, nga sa dukej fillimisht, ose të paktën siç shpresohej në Bruksel.

Sot, BE i ka bëri thirrje kompanive prodhuese të vaksinave që të mbajnë premtimet e tyre, pasi shkurtimet në numra dhe vonesat në furnizimin e vaksinave ulin shpresat për heqjen e kufizimeve, rifillimin e ekonomive, rivendosjen e lëvizjes dhe udhëtimeve.

“Evropa ka investuar miliarda në zhvillimin e vaksinave të para dhe krijimin e një të mirë të përbashkët globale. Bizneset tani duhet t’i përmbushin premtimet e tyre,” tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

Pas Pfizer , i cili thuhet se ka probleme të kufizuara të prodhimit, AstraZeneca papritur njoftoi se do të shkurtojë furnizimin e vaksinës në BE në tremujorin e parë të vitit me 60%.

Ursula von der Leyen pati një bisedë telefonike me kreun e AstraZeneca dje, për ta kujtuar atë se “BE ka investuar shuma të konsiderueshme posaçërisht për të siguruar që prodhimi do të rritet përpara se vaksina të vendoset në treg.

Kjo është arsyeja pse ne do të krijojmë një mekanizëm transparence për eksportet e vaksinave, me qëllim që dozat e prodhuara në BE dhe të eksportuara në vendet jashtë bllokut të kontrollohen”.

Por çfarë ndodh?

Vaksinat e AstraZeneca në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, nuk janë prekur. Kjo ka hedhur dyshime në Bruksel, se Evropa po trajtohet si një klient i klasit të dytë, raportojnë mediat e huaja.

“Ne e shohim që dozat tona janë dorëzuar diku tjetër dhe ne e dimë se kemi nënshkruar një marrëveshje me AstraZeneca në gusht. Shtetet Anëtare vendosën porositë e tyre rreth Tetorit dhe ne tani jemi në fund të Janarit. Kështu që besojmë se dozat duhet të jenë në dispozicion për dorëzim”, tha një zyrtar i Brukselit.

Një diplomat evropian shtoi: “Ka njerëz në Bruksel që besojnë se vaksinat që fillimisht duhej të krijonin rezervat e vaksinave të BE dhe të dorëzoheshin në Bashkim pas miratimit të Coreper u drejtuan përfundimisht në Britani.”

Kompania AstraZeneca këmbëngul se nuk ka asnjë bazë për pretendime se Mbretëria e Bashkuar ishte trajtuar më mirë dhe këmbëngulën që problemet e furnizimit të BE ishin shkaktuar nga programi i vaksinimit. Ata gjithashtu vunë në dukje se kompania kishte tre muaj shtesë për të zgjidhur dërgesat në Mbretëria e Bashkuar, pasi ajo nënshkroi kontratën origjinale shumë më herët.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore