MENU
klinika

Si ta përmirësoni?

Fertiliteti femëror, si ndikon stili i jetesës?

10.01.2021 - 13:11

Fertiliteti femëror dhe rëndësia e Stilit të jetesës në përmirësimin e tij

Zgjedhjet e stilit të jetës te një grua mund të ndikojnë në fertilitetin e saj, pra aftësinë e saj për të lindur fëmijë në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme që çdo grua e cila kërkon të mbetet shtatzënë, duhet të tregohet e kujdesshme në zgjedhjen e stilit të jetesës.

Pra nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni të afërt është e rëndësishme të keni informacionin e duhur mbi faktorët që ndikojnë në fertilitetin tuaj si dhe si duhet të veproni për t’a përmirësuar atë. Disa faktorë që ndikojnë në fertilitetin tuaj, të tillë si ekzistenca e patologjive të caktuara mjekësore nuk janë të kontrollueshme nga ju, pra nuk mund t’i modifikoni, por stili i jetesës, i cili vlerësohet të ketë një impakt të konsiderueshë në fertilitet, është në dorën tuaj ta modifikoni  në mënyrë të tillë që ta përmirësojë atë.

Ҫfarë nënkuptojmë me Fertilitet femëror?

Fertiliteti femëror është aftësia që një grua ka për të mbetur shtatzënë dhe lindur fëmijë në mënyrë natyrale, Nëse një çift tenton për shtatzëni prej më shumë se 1 viti por pa rezultat ose prej më shumë se 6 (gjashtë) muajsh, në rast se gruaja është mbi 35 vjeç, atëherë kemi të bëjmë me Infertilitet.

Cilët janë shkaktarët që çojnë në Infertilitet femëror?

Ekzistojnë një sërë patologjish mjekësore që kontribuojnë në shfaqjen e problemeve të fertilitetit te femrat përfshirë këtu:

  • Probleme me Ovulimin, pra paaftësia e vezoreve për të prodhuar vezë.Këtu përfshihen ekszistenca e problemeve mjekesore të tipit; çrregullime hormonale si – Sindromi i Ovarit Polikistik, Hiperprolaktinemia dhe problemet me Tiroiden (Hipertiroidizëm dhe hipotiroidizëm).
  • Anomali në Mitër ose Qafën e mitrës si psh ekszistenca e polipeve ose fibromiomave në mitër.
  • Dëmtimi ose bllokimi i Tubave të Fallop-it të cilat zakonisht shkaktohen si pasojë e sëmindjeve inflamatore.
  • Endometrioza, e cila zakonisht ndondh Endometrioza e merr emrin nga endometri​ – shtresa e qelizave që vesh uterusin (mitrën). Endometrioza është një gjendje në të cilën një ind i ngjashëm me endometrin shfaqet në vendndodhje të ndryshme jashtë mitrës
  • Menopauza e hershme, e cila ndodh në rastet ku vezoret nuk funksionojnë siç duhet, pra nuk prodhojnë më vezë dhe si pasojë kemi stopim të ciklit menstrual përpara moshës 40 vjeç.
  • Gjendje mjekësore të cilat lidhen më mungesën e ciklit menstrual si Diabet i pakontrolluar, sëmundjet celiake ose disa sëmundje autoimmune si  Lupusi.
  • Mosha gjithashtu luan një rol vendimtar në fertilitetin femëror, Shtyrja e shtatzënisë në kohë te gratë ul shanset e tyre për të patur fëmijë sepse, me moshën, bie ndjeshëm si sasia ashtu edhe cilësia e vëzëve që prodhihen duke vështirësuar kështu ndjeshëm proçesin e të mbeturit shtatzënë.

Ҫfarë duhet të bëjë një grua për të përmirësuar Fertilitetin e saj?

Të zgjedhurit e një stili jetese të shëndetshëm është ndër masat e para që çdo grua duhet të marrë në ndihmë të fertilitetit të saj, dhe përkatësisht:

  • Mbani një peshë të shëndetshme. Të qenit mbi peshë ose shumë nën peshë mund të pengojë proçesin normal të ovulimit.
  • Parandaloni sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Infeksione të tilla si klamidia dhe gonorrhea janë ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çojnë në infertilitet të femrat. Pra merrni masa mbrojtëse.
  • Evitoni nëse mundni turnet e natës në punë.  Nëse kryeni rregullisht trunet e natës atëherë rriten shanset për infertilitet, sepse vlerësohet se ndikojnë prodhimin e hormoneve, Nëse jeni të detyruara të punoni në turnin e natës atëherë mundohuni të flini gjumë mjaftueshëm gjatë pjesës tjetër të ditës që nuk punoni.
  • Minimizoni stresin. Gjatë periudhës që planifikoni të mbeteni shtatzënë mundohuni të minimizoni sa më shumë stresin,  aplikoni teknika relaksi (Yoga) që ju ndihmojnë kundër stresit.

Ҫfarë duhet absolutisht të evitoni ?

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zgjedhjet tuaj të stilit të jetesës. Pra mbroni fertilitetin tuaj:

  • Mos pini Duhan. Prija e duhanit lidhet me uljen e nivelit të fertilitetit. Konsumi I duhanit ndikon në plakjen para kohëve të vezëve dhe maturimin e tyre para kohe. Nëse jeni duhapirëse dhe po tentoni të mbeteni shtatzënë duhet ta lini menjëherë dhe nëse nuk mundeni kërkoni ndihmën e një specialist.
  • Limitoni sasinë e alkolit që konsumoni. Konsumi i madh alkolit shoqërohet me  rritje të rrezikut për çrregullime të ovulacionit. Nëse pot entoni të mbeteni shtatzënë evitoni plotësisht konsumin e alkolit.
  • Kontrollini sasinë e kafeinës. Limitoni sasinë e kafeinës në jo më shumë se 180 – 240 ml kafeinë (kafe) në ditë.
  • Kujdes nga aktiviti fizik i tepërt. Ushtrimi i një aktiviteti fizik të sforcuar mund të pengojë ovulimin dhe të reduktojë prodhimin e hormonit të progresteronit. Nëse keni një peshë të shëndetshme dhe po programoni një shtatzëni të mundshme konsideroni të limitoni aktivitetin tuaj fizik në jo më shumë se 5 orë në javë.
  • Evitoni ekspozimin ndaj toksinave. Ndotja ambientale dhe toksinat si pesticidet,solucionet e pastrimit kimik mund të ndikojnë negativisht në fertilitet.

Dhe si përfundim:

Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni dhe jeni të shqetësuara për ndikimin që ka stili juaj i jetesës në fertilitetin tuaj, krahas sa më lart, rekomandohet që të kontaktoni me mjekët specialistë të cilët do t’ju këshillojnë mbi mënyrat më të mira për të përmirësuar fertilitetin tuaj që do ju ndihmojnë për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN