MENU
klinika

Kinemaja "pa ngjyrë"

Filmat më të mirë të 2020-ës

27.01.2021 - 13:31

        Projektet kinematografike ku interpretojnë aktorë me ngjyrë, po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje kohët e fundit. Lëvizja hollivudiane për njerëzit me ngjyrë, është paraqitur në mesin e një periudhe mjaft të vështirë politike dhe kulturore, pas protestave të dhunshme që u përhapën në të gjithë botën, me vrasjen e afro amerikanit, George Floyd.

Për këtë arsye, Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka përzgjedhur 10 filmat më të bukur, realizuar gjatë 2020-ës, ku të pranishëm janë vetëm aktorët që vijnë nga komunitetet të ndryshme.

Lista vjetore, publikuar përpara shfaqjeve kryesore të ndarjes së çmimeve për vitin 2021, është një nga treguesit e parë, se këto filma do të përzgjidhen edhe në Oscars dhe Golden Globes.

Drama Spike Lee në Vietnam “Da 5 Bloods”, filmi i fundit i Chadwick Boseman “Ma Rainey’s Black Bottom,” “One Night in Miam” dhe “Historia e Panterës së Zezë”, janë mes filmave që u nderuan me çmim, si më bukur të realizuar nga ana artistike.

Muzikali “Hamilton”, për etërit themelues të Shteteve të Bashkuara, mori çmimin kryesor të mbrëmjes, për mënyrën e interpretimit të aktorëve.

“Minary”, historia e një familjeje emigrante koreane, që është në kërkim të ëndrrës amerikane në vitet 1980, është gjithashtu në listë, së bashku me filmin e animuar, “Soul”, me protagonist Jamie Foxx, “Gjyqi i Çikagos 7”, “Nomadland, dhe “Mank “.

Çmimet AFI, që jepen nga një juri kineastësh, kritikësh e akademikësh, çdo vit nderon të gjitha ekipet krijuese të filmave dhe shfaqjeve televizive, konsideruar si më përfaqësuese nga ana kulturore dhe realizimi artistik.