MENU
klinika

'Hygge'

Fjala sekrete e danezëve që i bën ata më të lumturit në botë!

26.01.2021 - 10:37

Hygge është një fjalë e vështirë për t`u përkthyer, sepse shpreh një koncept shumë të veçantë që mbase jo çdo vend e kupton. Në fakt është një fjalë daneze që mund ta përkthejmë shumë përafërsisht me “ndjehemi mirë”.

Danezët ishin njerëzit më të lumtur në botë në 2016-ën dhe vazhdimisht Danimarka është një nga vendet me mirëqenie më të lartë në botë. Jo rastësisht. Ata nuk jetojnë si gjithë pjesa tjetër e botës.

Do t`i dish sekretet?

Për të kapërcyer dimrat e gjatë, të errët dhe të ashpër, danezët përkëdhelen brenda katër mureve së bashku me miqtë dhe familjen duke pirë një filxhan çokollatë të nxehtë para zjarrit, duke biseduar në divan në një dhomë me shumë qirinj, mbështjellë me batanije. Është një ndjesi mirëqenie.

Organizojnë dreka e darka për miqtë, mblidhen dhe gatuajnë ushqime që shkujdesur mund të hahen edhe me duar.

I ftojnë miqtë qoftë edhe për të ngrënë mëngjes bashkë në shtëpi.

Kur është shumë ftohtë mezi presin të hanë darkë dhe të ulen në divanin e preferuar për të parë një film, ose për të lexuar.

E ndezin zjarrin dhe flakën sa më shumë të munden, vetëm ndjesia e ngrohtësisë dhe e të parit të zjarrit i bën të ndihen më mirë.

Larja në vaskë është një moment kënaqësie e pafundme. I kushtojnë shumë rëndësi atmosferës për të ndezur muzikë dhe qirinj.

Dhe Hygge-n e praktikojnë edhe në verë. Organizojnë piknik, bëjnë shëtitje në natyrë ose dalin për shëtitje të gjata me biçikleta.