03.01.2021 - 11:57
Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.
Mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.
Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë.
Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Trashësia shkon deri në 10 centimetra