MENU
klinika

Shkak, festat e fundvitit!

Fluks turistësh drejt Dardhës së Korçës, automjetet bllokohen…

03.01.2021 - 11:57

Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.

Mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.

Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë.

Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trashësia shkon deri në 10 centimetra

Bora mbulon Dardhën e Voskopojën!