MENU
klinika

Stefano Domenicali

Formula 1 ka nevojë për Ferrarin konkurrues

21.01.2021 - 13:26

Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, deklaroi se ky sport ka nevojë që Ferrari të jetë kompetitiv, pasi dominimi i Mercedes po sjell një krizë në shikueshmëri. Nuk do të jetë e lehtë për kokëkuqen, por kreu i Formula 1 është i bindur se situata do të ndryshojë.

Një makinë Ferrari kompetitive do të rikthejë spektaklin në pistë, sipas Domenicalit, gjithashtu tifozët në tribuna, shikueshmërinë në televizion, të ardhurat e të tjera. Pra, gjithçka varet nga Ferrari.

Ndërkohë, srejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, zbuloi se para se “kokëkuqja” t’i bënte ofertë Carlos Sainz, ka kaluar një ditë të tërë në Maranello për të dëgjuar bisedat në radio gjatë garës së pilotit spanjoll.

Kjo gjë është e rëndësishme, pasi tregon mënyrën se si ai përshtatet me garën, se sa është i përpiktë në punën e tij. Binotto mbeti i kënaqur dhe vendosi ta afrojë te Ferrari. Sainz ka një përvojë të mirë në Formula 1 dhe te Ferrari ai do të përmirësohet edhe më shumë.

Gjithashtu Binotto vlerëson pilotin Charles Leclerc, që nis sezonin e tij të tretë me Ferrarin. Ai beson se vështirësitë e vitit 2020 e kanë bërë Leclerc edhe më të fortë, madje një lider për skuderinë, që këtë sezon pritet të konkurrojë fort me Mercedes, pse jo, për thyer diktatin e skuadrës gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse britaniku nuk pranon kushtet

Mercedes stoik, ka gati zëvendësin e Hamilton