Sot e vogla e Gigi Hadid dhe Zayn bën 4 muaj që ka ardhur në jetë. Nuk kishte si të mungonte në këtë ditë të veçantë një postim nga Gigi, që i ka ndryshuar krejtësisht jeta si nënë e re.
Modelja ka publikuar një bisedë private me Zayn, në të cilën shihet se i shkruan: “Hey, jam e fiksuar me fëmijën tonë”.
Më pas ajo ka treguar se tashmë është shumë e angazhuar si nënë e një vajzë të vogël, aq sa e konsideron si arritje të madhe larjen e fytyrës në fund të ditës.
“Për nënat e reja, nëse e keni larë fytyrën sot unë jam shumë krenare për ju”, ka shkruar Gigi përkrah një fotografie të saj.
Dhe qershia mbi tortë për këtë ditë speciale ishte një fotografi e modeles me vogëlushen e saj. Modelja ka postuar në Instagram një imazh, në të cilin shfaqet duke mbajtur në krahë të voglën e saj, sigurisht duke mos i zbuluar portretin.
“Vajza ime. 4 muajshe dhe fëmija më i mirë”, ka shkruar Gigi përkrah fotos.
Ndërkohë kujtojmë se Gigi dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës së tyre. Megjithatë aludimet nga fansat nuk kanë munguar dhe në rrjet kanë qarkulluar variante të ndryshme të emrit të bebushes. Së fundmi, fansat i janë futur kokë e këmbë albumit të Zayn Malik, “Nobody is listening”, për të gjetur aty ndonjë shenjë të emrit të vajzës së tij. Bazuar në njërën prej këngëve “River Road”, ata besojnë se emri i vogëlushes duhet të jetë River. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt!