MENU
klinika

Premier League, Java 19

Gjashtë fitore radhazi, City merr kreun

20.01.2021 - 21:00

Manchester City ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Premier League, e fundit 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villa, duke marrë kreun, madje duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Në fakt, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për të besuarit e Pep Guardiola. Të dy gola janë shënuar në fundin e ndeshjes. Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen në 79’ dhe City nisi të luajë më lirshëm.

Pas 10 minutash ishte Gundogan që cliroi ekipin pasi shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Janë 16 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, me 13 fitore dhe 3 barazime. Humbja e fundit për Sitizens daton më 21 nëntor në kampionat ndaj Tottenham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN