MENU
klinika

Shoqëria e ngushtë mes Taylor Swift dhe Gigi Hadid

Gjatë shtatzënisë së saj, Taylor Swift i ka qëndruar pranë

21.01.2021 - 14:27

Gigi Hadid u bë nostalgjike dy ditë më parë disa foto gjatë sfilatës së Jacquemus një vit më parë, duke shtuar se në atë kohë, ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, vajzën që ajo dhe i dashuri Zayn Malik mirëpritën në shtator 2020.

Askush nuk e dinte atëherë dhe vetë Gigi sapo e kishte zbuluar lajmin e bukur. Modelja shpjegoi se ajo kishte patur disa shenja atëherë, dhe nëna e saj Yolanda dhe shoqja e saj Taylor Swift luajtën një rol të madh duke e ndihmuar goxha në mënyrë që ajo të mund të punonte ende.

Ajo zbuloi në Twitter se mësoi se ishte shtatzënë një ditë para shfaqjes së Tom Ford, më 12 janar. Ajo do të vazhdonte të pasarelë gjatë gjithë sezonit, duke udhëtuar drejt Londrës. Ndërkohë Swift, natyrisht, e ndan kohën e saj midis Sh.B.A dhe Britanisë së Madhe, me të dashurin e saj britanik Joe Alwyn.

celebrity sightings in new york city   september 12, 2016

Hadid konfirmoi në Twitter se e dinte që ishte shtatzënë kur ecte në pasarelën e Jacquemus.Duke folur për dëshirat e saj të shtatzënisë, Hadid zbuloi se si mikja e saj e dashur këngëtarja Taylor Swift i kishte ardhur në ndihmë dhe e ndihmoi atë të luftonte të përzierat.

“Po, e kuptova një ditë para shfaqjes së Tom Ford,” shkroi ajo në Twitter. “Më përzihej në prapaskenë, por mësova se mund ta kontrolloja nëse haja vazhdimisht, kështu që nëna ime më paketonte ushqime para çdo shfaqjeje. Bagels, brownies, bukë të thekur dhe sallatë me vaj ulliri dhe domate, si dhe shumë kripë dhe piper. ”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN