MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Gol dhe asist, Broja e nis mbarë vitin

16.01.2021 - 18:09

Armando Broja nuk mund ta fillonte më mirë vitin 2021. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka luajtur sot ndeshjen e parë të vitit me fanellën e Vitesses dhe ka lënë menjëherë shenjë, duke regjistruar një gol dhe një asist me ekipin holandez.

Broja kishte munguar në ndeshjet e mëparshme si pasojë e infektimit me Covid dhe vonesës në kthimin në formën më të mirë sportive pas karantinës. Por në takimin e sotëm ndaj Emen, trajneri vendosi t’i besonte një vend në rreshtim me Brojën që ia shpërbleu në mënyrën më të mirë.

Ai fillimisht dha asistin për golin e 2-0 në minutën e 9 të takimit. Më pas, në minutën e 49’, ishte vetë sulmuesi shqiptar i cili mori topin në hyrje të zonës dhe me një diagonale të saktë mposhti portierin kundërshtar duke çuar shifrat përkohësisht në 3-0.

Ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për Brojën, i cili pak nga pak po tregon se është një golashënues tipik dhe se mund të bëjë mirë në kampionatin holandez e jo vetëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN