MENU
klinika

Kupa e Italisë

Gol Gjimshiti e Muriqi, Atalanta mposht Lazion me 10 vetë

27.01.2021 - 20:30

Atalanta ka mundur 3-2 Lazio-n dhe është kualikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesen e Napoli-Spezia. Në “Gewiss Stadium” ka ndodhur gjithçka.

Zikaltrit kanë kaluar në avantazh me Gjimshiti-n në minutën e 7-të, por miqtë kanë barazuar dhe përmbysur gjithçka me golat e Muriqit (17′) dhe Acerbi-t (34′). Gjithsesi, Lazio nuk ka arritur ta ruajë avantazhin për një kohë të gjatë, duke parë se Atalanta ka barazuar me Malinovsky në minutën e 37-të.

Në llimin e pjesës së dytë, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Palomino, por kanë arritur të shënojnë gjithsesi golin e tretë me Miranchuk (57′). Reina ka pritur një penallti të Zapata-s që do të kishte mbyllur ndeshjen, por rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN