MENU
klinika

Pritshmëritë nga viti 2020

Greqia i mban shpresat tek turizmi

02.01.2021 - 10:53

Sektori i turizmit të Greqisë pritet të rimëkëmbet verën e ardhshme pas një rënieje dramatike të të ardhurave për shkak të pandemisë së koronavirusit .

Turizmi është drejtuesi kryesor i ekonomisë së Greqisë, duke zënë rreth 20% të prodhimit të tij dhe duke punësuar mijëra punëtorë.

Tarifat e këtij sektorit janë thelbësore për vendin i cili doli nga ndihma e tretë ndërkombëtare në vitin 2018 pas një krize prej 5 vitesh.

Yannis Retsos, kreu i konfederatës turistike të vendit (SETE), është shprehur se të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2020 kishin arritur në 4 miliardë Euro, nga 18 miliardë në 2019, për shkak të kufizimeve të udhëtimeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Greqia pret që ekonomia e saj të rritet gjatë këtij viti në mënyrë që edhe shtetet e tjera të lejojnë lëvizjen. Sipas ekspertëve, kjo rritje pritet të vijë nga Maji me shumë gjasa atëherë kur fillon edhe sezoni turistik në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Greqisë, ardhjet e turizmit ranë 76% në periudhën Janar-Tetor. Greqia aktualisht ka raportuar 138 mijë infeksione dhe 4,838 vdekje.

Vendi ka qenë në një bllokim mbarëkombëtar që nga fillimi i Nëntorit dhe lejoi që vetëm parukeritë dhe libraritë të hapen sërish për sezonin e Krishtlindjeve.

Hapja e kufirit/ Çudia e Drejtorisë së Policisë Kufitare greke

Qytetarët mund të kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët…

Paralajmërohet heqja e maskave javët e ardhshme

Greqia drejt masave të tjera lehtësuese

Lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal

Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët!

Çfarë duhet të dini para së të udhëtoni

Greqia hap sot kufijtë për vizitorët shqiptarë!

"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke