MENU
klinika

“Sa malet të rrojë!”

Grupi iso-polifonik shqiptar i ngriti këngë Erdoganit, lajmi pasqyrohet në mediat turke

22.01.2021 - 11:16

Anadolu Agency” dhe media “Yeni Safak” kanë pasqyruar lajmin.

“Një grup muzikor tradicional në Shqipëri ka kompozuar një këngë për Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të treguar vlerësimin për kontributet e tij në vend. Grupi iso-polifonik Gjergj Arianiti Mallakastër, i kryesuar nga Guri Rrokaj, postoi një video në YouTube të Këngë për Presidentin Erdogan”, raportojnë mediat në fjalë.

“Ai thekson kontributet dhe mbështetjen nga Turqia dhe Erdogan për Shqipërinë dhe përmend njësitë e reja të strehimit të ndërtuara në Laç dhe Kurbin pas një tërmeti shkatërrues që goditi vendin në nëntor 2019”, vijon shkrimi.

Media në fjalë thekson se në këngë afërsia mes dy kombeve krahasohet me dashurinë e nënës me fëmijën. “Gjergj Arianiti Mallakastër i dërgon presidentit turk urimin për një jetë të gjatë”, thuhet në artikull